MENU
klinika

Data e rifillimit të Bundesligës

Merkel ndez “dritën jeshile”, vendos për futbollin

06.05.2020 - 15:05

Futbolli gjerman do të rinisë në gjysmën e dytë të majit! Më në fund, “drita jeshile” e shumëpritur ka ardhur nga qeveria dhe kancelarja Angela Merkel, e cila edhe pse ka shtyrë konferencën e saj, ka gëzuar tifozët dhe klubet. Megjithatë, kancelaria është treguar e kujdesshme, duke mos treguar datë fikse.

Tre janë data e përmendura, 16 ose 17 maj, por me shumë mundësi Bundesliga do të rinisë aty ku e la, zyrtarisht të premten e 22 majit. Kjo sepse testet e tamponëve duhet të vazhdojnë dhe do të kërkojë të paktën një javë kohë kjo procedurë. Duke futur edhe stërvitjet, atëherë gjysma e dytë e majit është perfekte.

Skuadrat janë duke u stërvitur nën kushte rigoroze dhe të rrepta higjene, për të mos rrezikuar përhapjen e koronavirusit. Ende me mini-grupe, ushqime jo në mensë dhe dushin në shtëpi, klubet po zbatojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet.

Tre lojtarë të Këln dhe një i Borussia Monchegladbach, pa harruar rastet e Aue në Bundesligën e dytë rezultuan pozitiv. Testet do të vazhdojnë sistematikisht, por sipas udhëzimeve të federatës gjermane të futbollit, ato nuk do të publikohen me emra, madje është rekomanduar që mos flitet për këto në media, pasi vëmendja do të shpërqendrohej nga fusha e lojës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit