Rastete reja të rritura me të infektuar nga Covid-19, për të tretën ditë radhazi, tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Kështu tha sot Rovena Daja nga ISSH.
Instituti i Shëndetit Publik sakaq ka publikuar në profilin në rrjetet sociale disa këshilla tani që masat kufizuese janë hequr pothuajse tërësisht, ku vetëm disa qytete mbeten zoa të kuqe.
POSTIMI
Parandaloni përhapjen e COVID-19 ?
⭕Në këtë situatë të lehtësimit të masave, kemi rritur vigjilencën për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID-19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll.
? Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdoni të respektoni distancimin fizik dhe të mbani higjienën personale.
? Praktika për t’u ndjekur dhe shmangur në mënyrë që të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19 ?