MENU
klinika

"Nuk dihet ç'kanë patur!"

Mjeku: Në janar, 72% e tamponëve kanë rezultuar negativë për grip

06.05.2020 - 07:56

Mjeku imazherist Renato Osmenaj në emisionin “Tempora” në RTV Ora, solli fakti që sipas tij, rastet e para me Covid-19 mund të kenë qenë qysh në muajin janar.

Ai, duke interpretuar grafikët e ISHP-së tha se janë rreth 72% e pacientë që u është bërë tamponi për grip dhe kanë dalë negativ.

“Në spitalin Infektiv mungojnë kushtet elementare për një spital infektiv, qysh nga ajri spitalor. Nga doza e lartë e ekspozimit u prekën vetëm 30 veta personale nga 120 veta. Aty filluan ndryshimet e para që duhet të kërkonin më thellë. Ajo që ka ndodhur në Itali mbetet për të hetuar. Unë mendoj se rastet e para në Itali kanë qenë në dhjetorë, pasi situata në Wuhan është shumë më e tmerrshme. Kështu sjellja e Kinës lë në errësirë gjithë botën demokratike.

Sa i përket skenarit shqiptar, në efektin kohë duhet të vlerësohemi si lagje e Milanos. Jemi kokë në kokë me Milanon. Shumë nga persona në mesazhe më janë ankuar se kanë kaluar një grip si herë më parë në janar-shkurt.

Mjekët janë ankuar pas 10 janar kanë pasur nga 200 vizita në ditë me grip. Po ashtu edhe në Sanatorium ka pasur raste të shumta. Tamponët e gripit sipas ISHP që kanë rezultuar negativë për grip, por nuk dihet se çfarë kanë pasur. 27 janar deri në 2 shkurt rezulton se ka pasur 25 mijë infeksione respiratore. Janë kryer 576 tampone, ku 28% pozitivë për grip dhe 72% negativë.

Në kurbën e krahasuar vjetore ka një tavan të sipër të miratuar nga ISHP për 2,8 mln banorë, dhe ky tavan është 19 920 raste, ndërsa atë kohë në janar kemi pasur mbi 25 mijë raste, kjo quhet epidemi. Kjo duhet të kishte tërhequr vëmendjen dhe e vërteta është që testimet kanë munguar në të gjithë botën”, ka thënë Renato Osmenaj.

Kujtojmë se dhe me herët mjeku Gëzim Xhepa publikoi disa prej fotografive nga imazhet e mushkërive prej ku dilej në të njëjtin perfundim: Koronavirusi ka qenë më parë se në Mars në Shqipëri!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN