MENU
klinika

“Do rikthehesh me Loredanën?”

Mozzik: E mora vendimin si mashkull…

12.05.2020 - 09:50

Ndarja e Mozzik nga Loredana ka bërë një bujë të madhe dhe është komentuar shumë në media.

Shumë prej fansave të tyre shpresojnë që të kenë një rikthim së bashku, ku mbi të gjitha tani i bashkon dhe vajza e tyre Hana.

Por mesa duket Mozzik e ka ndarë mendjen dhe nuk mendon kurrë rikthimin me ish-bashkëshorten e tij Lorendanën.

Gjatë një interviste në emisionin “NIN” ai ka deklaruar se ka marrë drejtimin e vet dhe nuk i kthehet më asaj rruge.

“Është një vendim që e kam marrë unë personalisht si mashkull, e kam marrë një drejtim timin dhe nuk i kthehem më asaj rruge. Nuk jena mo. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo”, është shprehur reperi.