Tre mjekë të vijës së parë kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret e spitalit në Rusi, gjatë dy javëve të fundit, duke rritur vëmendjen e publikut sa i përket kushteve të punës për bluzat e mardha në mes të pandemisë koronavirusit. Dy prej mjekëve kanë vdekur në vend dhe një tjetër ndodhet i shtruar në spital. Të tre ngjarjet e rënda po hetohen nga autoritetet ruse dhe kanë nxitur diskutime të forta në shtypin rus dhe në mediat sociale.
Alexander Shulepov, një mjek ambulance në Voronezh, një qytet rreth 320 milje në jug të Moskës, është në gjendje të rëndë pasi ra nga dritarja e spitalit të shtunën. Mediat dhe zyrtarët e shëndetit thanë që ai ra nga dritarja e katit të dytë të spitalit Novousmanskaya, ku ai po punonte dhe po merrte trajtim, pasi testoi pozitivisht për koronavirus.
Shulepov u shtrua në spital për koronavirus më 22 prill, në të njëjtën ditë ai dhe kolegu i tij Alexander Kosyakin postuan një video në internet duke thënë se Shulepov ishte detyruar të vazhdonte punën edhe pasi testoi pozitivë. Kosyakin kishte kritikuar më parë administratën spitalore për mungesë të mjeteve mbrojtëse në mediat e tij sociale dhe ishte marrë në pyetje nga policia për gjoja përhapjen e lajmeve të rreme. Kosyakin konfirmoi këto detaje për CNN në një intervistë.
“[Shulepov] është në një njësi të kujdesit intensiv, me sa di në një gjendje të rëndë, herën e fundit që i fola me të ishte në 30 Prill, ne u kontrolluam me njëri-tjetrin,” i tha Kosyakin CNN. “Ai u ndje mirë, po përgatitej të dilte nga spitali dhe krejt papritur kjo ndodhi, nuk është e qartë pse dhe kam aq shumë pyetje për të cilat as nuk kam përgjigjen”.
Ndërsa policia ende nuk i është përgjigjur kërkesës së CNN për koment. Spitali Novousmanskaya tha në një deklaratë se Shulepov ishte hedhur nga shërbimi, pasi ai informoi administratën e spitalit për diagnozën e tij pozitive dhe iu ofrua shtrimi në spitalin e sëmundjeve infektive.
Tre ditë më vonë, Shulepov tërhoqi deklaratat e tij të mëparshme, duke thënë se në videon e tij me Kosyakin ai ishte “i mbingarkuar nga emocionet”. Në videon e dytë që regjistroi Shulepov shfaqet Igor Potanin, mjeku kryesor i spitalit Novousmanskaya, i cili tha se stafi i tij mjekësor ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse.
“Unë fola në lidhje për këtë me punonjësit e departamentit. Unë nuk do të lejoj askënd të shkojë tek pacientët ambulantë ose në pacientët e sëmurë, nëse nuk kemi mjete të mjaftueshme për mbrojtje. Unë u thashë atyre që do të shkoja vetë atje, por nuk do të dërgoj askënd”, tha Potanin.
Shulepov ishte mjeku i tretë shëndetësor në Rusi që ra nga dritarja në dy javët e kaluara. Më 1 maj, Elena Nepomnyashchaya, mjekja e përkohshme e një spitali në qytetin siberian të Krasnoyarsk, vdiq pasi kaloi një javë në kujdes intensiv, tha në një deklaratë departamenti rajonal i Ministrisë së Shëndetësisë. Stacioni televiziv lokal TVK Krasnoyarsk raportoi në atë kohë se Nepomnyashchaya ra nga dritarja gjatë një takimi me zyrtarët rajonalë të shëndetësisë, gjatë së cilës ata diskutuan shndërrimin e klinikës në një strukturë për pritjen e pacientëve me koronavirus.