MENU
klinika

Së shpejti nënë e një vajze

Në pritje të ëmbël, shikoni sa ka ndryshuar këngëtarja

28.05.2020 - 11:31

Dy muaj më parë, këngëtarja Katy Perry ndau me fansat lajmin e bukur se do të bëhet nënë së shpejti.

Ajo dhe partneri, Orlando Bloom, janë në pritje të një vajze, gjininë e së cilës e zbuluan në mënyrën më origjinale. Këngëtarja ndau një foto të Bloom të lyer në fytyrë me tortë në ngjyrë rozë, duke lënë të kuptohet se një vajzë është rrugës.

Në Instagram nuk kanë munguar pozat e 35-vjeçares me barkun e rrumbullakosur, mirëpo fotot e fundit tregojnë mjaft qartë ndryshimin e këngëtares për shkak të shtatzënisë. Përmasat e Katy-t duket se janë rritur goxha shumë dhe barku i rrumbullakosur tashmë bie shumë në sy.

  

Më herët këtë muaj, Perry mori vëmendjen e rrjetit me foton e ekos së bebushes, e cila dukej se i kishte ngritur gishtin e mesit duke i shkrirë të gjithë së qeshuri.

“Kur vajza jote e palindur të nxjerr gishtin e mesëm nga barku. Gëzuar Ditën e Nënës për mua”- shkruante këngëtarja me humor.