MENU
klinika

Thomas Strakosha

“Nëse nuk ke motiv kur je i dyti, nuk ia vlen”

20.05.2020 - 13:30

Nuk ka panik për Thomas Strakoshën. Portieri shqiptar do të rikthehet në grup me Lazion brenda kësaj jave. Gardiani u dëmtua javën e kaluar, por pas ekzaminimeve, u vu re se ka vetëm një minifrakturë të lehtë dhe nuk ndikon aspak në përgatitje me skuadrën.

Këto ditë, portieri që ka pësuar më pak gola në Serie A, po kalon cikle fizioterapie dhe seanca në pishinë. Numri një i portës laciale, pasi ka rinovuar kontratën deri më 2025, pret rifillimin e kampionatit me këto fjalë: “Nëse nuk je i karikuar kur ndodhesh në vendin e dytë, atëherë do të thotë se ky sport nuk është për ty”.

Strakosha i ka luajtur të plota të 26 javët e Serie A këtë sezon, si rrallë futbollistë të tjerë. Lazio ndodhet vetëm një pikë larg nga Juventus, ndërsa portieri shqiptar ka pësuar 23 gola, më pak se çdokush tjetër në elitën e futbollit italian.

“Nëse kthehemi atje ku kemi mbetur, së shpejti do të gjejmë ritmin dhe do të kthehemi të argëtojmë tifozët tanë. Në katër vjet jemi rritur së bashku jo vetëm nga këndvështrimi i lojës, por edhe nga mentaliteti. Sezoni ynë ka ndryshuar pas ndeshjes kundër Atalanta-s. Nga 0-3, ne arritëm të transferohemi në 3-3. Që atëherë, jemi bërë më të vetëdijshëm për cilësitë tona” – u shpreh Strakosha për mediet italiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portieri shqiptar në merkato

Dy klube gjigante angleze duan Strakoshën