MENU
klinika

Pas protestës së Teatrit Kombëtar

Nga Neritan Liçaj tek Stresi, policia procedon penalisht artistët

19.05.2020 - 11:49

Nuk kanë munguar provokimet dhe përplasjet në protestën e djeshme pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Të shumtë ishin edhe artistë të njohur që iu bashkuan protestës, por Policia e Tiranës ka proceduar penalisht disa prej tyre.

“Balkan Web” raporton se ndër të proceduarit janë Robert Budina, Neritan Liçaj, Adiana Kalaja, Artan Manushaqa, Arkimed Lushaj.

Sipas policisë, këta artistë kanë marrë pjesë në protestën e paligjshme, duke kundërshtuar punonjësit e rendit publik, prishur qetësinë publike dhe penguar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Më herët, efektivët arrestuan edhe Arben Qyranin, sepse sipas tyre, ka hedhur sende e lëndë piroteknike në drejtim të turmës, duke iu rrezikuar jetën personave të pranishëm.

Stresi ka folur ekskluzivisht për iconstyle.al, për të sqaruar se çfarë ndodhi vërtet dje pasdite në shesh. Ai u shpreh se disa nga protestuesit kishin bërë disa pankarta kundër Berishës dhe Bashës dhe kjo shkaktoi tension në protestë.

Reperi theksoi se qëllimi i opozitës dhe përfaqësuesve të saj ishte që të mbështesnin artistët, të cilët u dhunuan dje nga efektivët e policisë. Kauza e teatrit ishte arsyeja përse simpatizantë të PD-së ishin dje në protestë sipas reperit, i cili kur pa pankartat fyese për ish-liderin dhe liderin aktual të opozitës nuk duroi më dhe ua theu ato.