20.05.2020 - 16:39
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të shumtë kanë nisur firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.
Kjo gjë është premtuar edhe nga opozita, e cila ka deklaruar se kur të vijë në pushtet do të rindërtojë teatrin ashtu siç ishte, në të njejtin vend, por me parametra moderne.
Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon protestën e dytë, pas prishjes së teatrit më 17 maj.
Peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, është edhe online, ndërsa mësohet se do shpërndahet edhe në qytete të tjera të vendit.