MENU
klinika

Projekt ambicioz

Një kavo 37 mijë kilometra do të lidhë Afrikën me LM me internet

19.05.2020 - 10:19

Një kavo do të shtrihet 37 mijë kilometra për të lidhur shumë rajone të Afrikës me Lindjen se Mesme me internet. Projekti ambicioz quhet 2Africa dhe parashikon pjesëmarrjen e Facebook dhe disa prej kompanive më të mëdha telekomunikuese përfshirë China Mobile International, Mtn GlobalConnect, Orange dhe Vodafone.

Projekti do të jetë gati në mes të fundvitit 2023 dhe fillimit të vitit 2024 dhe do të lidhë 23 shtete, nga të cilat 16 në kontinentin afrikan dhe 2 në Lindjen e Mesme.

“Ësshtë një pjesë e rëndësishme e investimeve tona të vazhdueshme në Afrikë për të sjellë më shumë njerëz në internet’’, theksoi nënkryetari i Facebook për infrastrukturën e rrjetit Najam Ahmad për TechCrunch.

Kompania ‘’Alcatel Submarine Networks’’, një kompani në pronësi të Nokia, do të kryejë punën e shtrimit për kabllon 2Africa. Për Presidentin e kompanisw Alain Biston, “me këtë sistem nëndetës të përparuar, Afrika do të bëjë një hap përpara në epokën dixhitale falë teknologjive më të mira në sektor”.