MENU
klinika

Bota e dërrmuar nga përballja me pandeminë

OBSH sugjeron zgjidhjen e sëmundjes së 40 viteve më parë!

09.05.2020 - 15:16

Mbi 4 milionë njerëz janë prekur tashmë nga pandemia më e rëndë e dekadave të fundit anekënd globit dhe shtetet po përballen secili me mjetet e veta, në varësi të rëndesës së situatës, për të luftuar koronavirusin.

Por, ndërkohë që bota shënon një arritje të madhe të shkencës dhe shëndetit publik me zhdukjen e lisë 40 vjet më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se metoda që u përdor për të zhdukur këtë sëmundje vdekjeprurëse mund të shërbejë sot për të luftuar koronavirusin.

Vetëm në shekullin XX, mbi 300 milionë vetë kanë vdekur nga lia deri kur u zhduk në 1975 në përpjekje të kryesuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Historianët pohojnë se suksesi i dedikohet unitetit dhe bashkëpunimit global, ku edhe SHBA dhe Rusia bashkëpunuan megjithëse ishte kulmi i Luftës së Ftohtë.

Rosamund Lewis, kreu i Sekretariatit të OBSH-së për Linë, tha për “Zërin e Amerikës” se mund të gjenden plot paralele në metodat e asaj periudhe dhe luftës sot me COVID-19.

“Kjo u arrit me masa themelore të shëndetit publik, bazuar tek epidemiologjia, identifikimi i rasteve, indetifikimi i kontakteve, karantina, izolimi dhe trajtimi”, -tha zonja Lewis. “Këto janë metodat dhe mënyrat bazë që sollën zhdukjen e sëmundjes. Për linë u gjet vaksina dhe për COVID-19 ende nuk kemi vaksinë. Prandaj puna kërkimore-shkencore është shumë e rendësishme”.

Mostrat e virusit të lisë mbahen nën masa të rrepta kontrolli në dy qendra të OBSH-së, njëra në SHBA, tjetra në Rusi. Zonja Lewis thotë se ekzistenca e këtyre mostrave vazhdon të mbajë gjallë debatin nëse ato duhen ruajtur për qëllime kërkimore, ose nëse duhen shkatërruar për të shmangur rrezikun që virusi aksidentalisht të shpëtojë dhe të fillojë të infektojë popullatën.

Vende të ndryshme kanë rezerva vaksine me frikën se lia mund të rishfaqet, ndërkohë që për sëmundjen ekzistojnë kura të miratuara.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci