MENU
klinika

Aurel Plasari: Pse duhet gënjyer?

Pamje të rralla të Teatrit Kombëtar, kur quhej “Savoy”

21.05.2020 - 09:17

         Studiuesi Aurel Plasari, ka sjelle detaje dhe fotografi interesante nga historia e Teatrit Kombëtar, pas shembjes së godinës më 17 maj. Pse duhet gënjyer? – pyeti Plasari, në një intervistë në emisionin “Opinion”, ku solli elementë të historisë së godinës, që u projektua që në vitin 1938, pikërisht për qëllime artistike dhe kulturore.

“Flitet për projektin e themelimit të rrethit italo- shqiptar “Skënderbeg” nga mbreti Zog në vitin 1938. Është krijuar një komision, një status dhe po hidhen përvijimet e projektit. Njoftimi i përurimit është në 31 Maj 1939. Vendimi thotë për të promovuar bashkëpunimin kulturor, artistik, shkencore etj, midis dy vendeve. Konceptimi ishte dy seksione.

Seksioni A iu kushtua kryesisht kinemasë, teatrit dhe muzikës. Ishte dhe seksioni shkencorë. Në seksionin shkencor u vendos Instituti i Studimeve Shqiptare, themelimi i studimeve albanologjike në Shqipëri, i trashëguar në ‘46 edhe nga institutet që u krijuan nga regjimi tjetër”, – tregoi Plasari, ndërsa bëri me dije, se arkitekti Xhulio Berte në atë periudhë ishte vlerësuar për prirjen e tij futuriste.

Më tej, ndërsa sjell edhe imazhe krejt të veçanta të ambienteve të brendshme të teatrit, Plasari kujton edhe pllakat e mermerit në kombinim e ngjyrës së kuqe dhe të zezë.

“Seksioni i dytë ishte klubi i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, ka një zonë për kafe dhe një zonë ku lexohen gazetat. Në mes të dy godinave dhe në fund ishte një palestër bashkëkohore. Dyshemeja ka qenë me pllaka mermeri të kuqe dhe të zeza”, – tregoi Plasari.

Në rrëfimin e tij, historiani mohoi faktin e artikuluar së fundi, se teatrit i mungonte gardëroba, duke bërë të ditur, se ajo ndërtesë ka qenë e pajisur edhe me gardërobë.

Mes të tjerash, duke iu referuar Kryeministrit dhe vendimit të tij, Plasari tha se, një njeri që vjen nga fusha e artit, nuk mund ta quajë pupulitin tallash.

“Një njeri që ka ardhur nga fusha e artit, që të paktën ka një minimum profili artisti, nuk mund t’i thotë pupulitit (asaj të plepit me atë çimenton e veçantë) që ka shkëlqyer nëpër Europë në një periudhë, nuk mund t’i thotë tallash, sepse nesër, nëse do të mbesë artist, dikush mund t’i thotë: se nëse ti i thua atij tallash, po pikturën si do ta quajnë? Edhe ata që e kanë prishur e dinë, nxjerrin ca kalamaj nga këta. Del njëri thotë ka qenë kazermë, krahu i djathtë i Ramës, ose krahu i majtë”, – theksoi shpreh ai.

Më herët, lidhur me vlerat arkitektonike të godinës, studiuesi tha: “Për anën arkitektonike, unë i besoj deklaratave që kanë bërë shoqatat e arkitektëve nga disa vende të Italisë, nga Universiteti i Ndërtimit në Firence, nga Europa Nostra. Kërkoj falje se nisa mbrapsht, i besoj vlerësimeve të Maks Velos, arkitektit Artan Raça, akademikut Emin Riza, që thonë se ka vlerë për t’u ruajtur. E ka shembur turku. Mbaroi kjo punë, do flasim për historinë.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve