Në fshatrat e zonës së Shishtavecit, shitja e patates me të cilët fermerët e kësaj zone turistike sigurojnë të ardhurat familjare është bllokuar për shkak të pandemisë dhe masave shtrënguese për përhapjen e koronavirusit.
Banorët thonë se prej me shumë se dy muajsh patatja ka mbetur stok dhe e groposur për shkak të mungesës së tregut dhe kërkesës për blerje. Sipas tyre në kohë normale patatja duhet të ishte shitur që në fillim të muajit mars. “Edhe ata pak tregtarë klandestinë që thyejnë karantinën, produktin e blejnë me çmime të ulëta” shprehën banorët.
Patatja është kultura kryesore bujqësorë që mbillet në këtë zonë malore dhe një nga të paktat mundësi ekonomike që kanë banorët e zonës. Shishtaveci njihet në të gjithë Shqipërinë për pataten e tij.
Zakonisht tregtarët e shumicës vijnë dhe e blejnë pataten direkt nga fshatarët, por sivjet për shkak pandemisë dhe masave shtrënguese për Covid-19, kjo nuk ka qenë e mundur.