Fundjava ka nisur me rregulla të reja për qytetarët dhe bizneset. Nga rregulli i ri përfitojnë pensionistët, të cilët sot kanë liridalje deri në orën 10:00, po ashtu edhe nesër, teksa javën e parë patën vetëm një ditë, të shtunën deri në 11:00. Gjatë kohës që pensionistët lejohet që të dalin, të gjithë të tjerët do të jenë brenda.
Ndërkohë kur pensionistët të jenë rikthyer brenda, nga ora 11:00 deri në 17:30 sot dhe nesër do të lejohet që të dalin prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Që do të thotë se përveç nënave sot u jepet leje për të dalë nga shtëpia të dy prindërve dhe jo më me fëmijë deri në 10-vjeç, por 14 dhe të dyja ditët.
Në dy javët e fundit ishin lejuar që të dilnin vetëm nënat me fëmijët deri në 10-vjeç vetëm të dielën, por tashmë fasha është zgjeruar, ndërsa është lejuar edhe babai.
Por cfarë do të ndodhë me bizneset? Sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30. E diela do të jetë mbyllur për të gjitha bizneset. Gjithashtu në fundjavë, pra sot dhe nesër do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.
- Rregullat e reja për sot dhe nesër
Sot dhe nesër pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00. - Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.
- Sot dhe nesër prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30.
- Sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30.
- Nesër të gjitha mbyllur.
- Sot dhe nesër do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.