MENU
klinika

"Dhuna, akt ndaj lirive themelore"

Përplasjet për Teatrin, reagon Unioni i Gazetarëve

17.05.2020 - 08:44

        Protestuesit e Teatrit kanë pasur disa tentativa për t’u afruar afër godinës, por Policia nuk i ka lejuar. Ndërkohë ata kanë qëlluar me sende si shishe drejt policëve, por deri tani nuk ka asnjë të lënduar. Policia vijon me shoqërimet ndaj personave që dhunojnë apo thyejnë rregullat.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, që e konsideron dhunën policore mbi gazetarët, artistet dhe qytetarët, si një turp qeverisës dhe akt mbi liritë themelore.

 

Deklarata e plotë

“Dhuna policore mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret ne mbrojtje te Teatrit Kombetar eshte turp qeverises dhe akt mbi lirite themelore

Dhuna policore e zhvilluar mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret e Tiranes naten e 17 majit 2020, eshte nje perballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi lirite themore te shoqerise sone. Kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet policor.
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete dhune. Kerkon me force venien para pergjegjesise ligjore te urdherdhenesve dhe te personave dhunues, pamvaresisht me, apo pa, uniforme.
Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet te gjithe koleget gazetare ne denoncimin ligjor te dhunes dhe dhunuesve dhe shpreh solidaritetin e pakufi me te gjithe koleget gazetare qe perballen me kercenime apo dhunime prej individeve dhe segmenteve te shtetit. Akte te tilla jane degradim i vete natyres se shtetit dhe shenja te rreshqitjes se demokracise sone ne autoritarizem.

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare”

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve