“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Më kanë këshilluar të marr pilula kontraceptive. Si merren ato?
Mjeku: Shumica e konfeksioneve janë me 28 ose me 21 tableta. Në të dyja rastet kemi 21 tableta aktive që përmbajnë hormonet. Në konfeksionet me 28 tableta, 7 tabletat e fundit quhen tabletë rikujtuese; ato nuk përmbajnë hormone. Në konfeksionet me 21 tableta, çdo ditë merret një tablet. Pas 21 ditëve aktive, kryhet një javë pauzë, pas së cilës niset një kuti e re.
Megjithatë, tabletat kontraceptive mund të merren çdo ditë, edhe për më shumë se 21 ditë, nëse duam të shtyjmë datën e menstruacioneve ose thjesht të mos kemi fare për një periudhë të caktuar.
Pilulat vetëm me progesteron: Këto pilula përmbajnë vetëm progesteron dhe janë të gjitha aktive. Karakteristikat e administrimit të pilulave me progesteron janë:
Menstruacionet do fillojnë 1 javë pas ndërprerjes Ndonjëherë mund të keni spoting apo hemorragji intermenstruale me intensitet shumë të ulët. Pilulat kontraceptive ushtrojnë efektin e tyre mbrojtës ndaj shtatzanisë edhe janë pas ndërprerjes së tyre. Duke u marrë në një orar të përpiktë, pilula është më efikase.
Nuk duhet të harrojmë se pilulat nuk janë të efektshme në 100% të rasteve. Në raste shumë të rralla, ato nuk janë efikase. Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim, pasi rreziku për anomali fetale në shtatzanitë e arritura gjatë administrimit të kontraceptivëve oralë, është shumë i papërfillshëm.Nëse ju do të dëshironit një shtatzani, atëherë ju mund të ndërprisni marrjen e pilulës. Shtatzania është e mundshme që në muajin e parë pas ndërprerjes së pilulave.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.