MENU
klinika

Rikthimi në auditore

Pipero tregon nëse studentët do të duhet të mbajnë maska

01.05.2020 - 21:11

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero thotë se pedagogët dhe studentët duhet të mbajnë maska kur të kthehen në auditore.

“Maska duhet të vendoset në ambiente publike, nuk është e nevojshme të vendoset kur jeni në rrugë. Polici sigurisht duhet ta ketë. Duhet medoemos të mbahet maska me studentët kur jeni në ambiente të mbyllura”, ka thënë Pipero në emisionin Zonë e Lirë.

Më tej, mjeku shtoi se rekomandohet se hapja e vendit duhet të jetë rajonale, duke marrë parasysh ku ka pasur shumë raste ose aspak.

“Rekomandohet që hapja të jetë rajonale, ku ka patur shumë raste ose aspak. Ka një studim të fundit që thotë se deri dje mendonim se fëmijët e dërgonin virusin në shtëpi, tani thuhet se për fëmijët deri 12 vjeç infektohen ata nga të rriturit dhe jo e kundërta. Strategjia që po ndjekim ne është më adekuate”, përmbylli mjeku Pëllumb Pipero.