MENU
klinika

Diskutimi

Plan i Premier League, ndeshjet në Australi?

03.05.2020 - 13:11

Spanja bëri një plan për në ishujt Kanarie për të mbyllur La Liga-n, Rumania gjithashtu për resortet e Turqisë, ndërsa plani i fundit vjen nga Premier League, që do të rikthehet në fushë në Australi. Në këtë vorbull diskutimesh The Sun ka zbuluar një skenar surreal.

Një ide e qarkulluar së fundmi ka qenë për të luajtur 92 ndeshjet e mbetura jashtë vendit. Ishte Gary Neville që e hodhi si ide dhe menjëherë shteti i Perthit në Australi u ofrua për të mbyllur sezonin në Premier League.

Agjenti anglez Gary Ëilliams që jeton në ishullin australian ka nisur menjëherë kontaktet me qeverinë dhe Ministrinë e Sporteve për t’i porpozuar një ide të tillë. Shumë klube kanë rënë dakord dhe janë gati të ofrojnë stadiumet e tyre për t’u luajtur kampionati anglez.

Perth mund të vendosë në shërbim të Premier Leagues stadiumet e Optus Stadium (65 mijë stola), Perth Oval (20, 500 stola), Cricket’s ËACA (24.500 stola) dhe Joondalup Arena (16 mijë stola).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ende pa rinisur futbolli në Gjermani

Tre raste të reja me Covid-19, Bundesliga në dyshim