Premier League ka një plan për të përfunduar sezonin në fushën e lojës. Mendohet që 9 javët e mbetura të luhen në 8 deri në 10 stadiume neutrale për të pritur 92 ndeshjet që kanë mbetur në total. Kjo nga frika se tifozët mund të grumbulloheshin jashtë stadiumeve të tyre në ditën e ndeshjes.
Stadiumet si “Emirates” i Arsenalit ose “Etihad” i Manchester City janë dy nga më të përzgjedhurit, për fatkin se janë në një distancë nga qendrat e banuara dhe kjo e bën më të lehtë për policinë që të menaxhojë zonën përreth.
Por nëse shumica e klubeve janë bashkë me këtë plan, gjashtë klube të Premier League, përkatësisht Brighton, West Ham, Bournemouth, Watford, Norwich dhe Aston Villa nuk dëshirojnë të luajnë në fusha neutrale. Madje këto klube kanë kërcënuar edhe me një bojkot të mundshëm nëse zbatohet ky plan.
Vendet neutrale nuk janë diskutuar zyrtarisht dhe çdo vendim duhet të marrë miratimin e 20 klubeve të Premier League. Megjithatë, me plan A, B apo C, Premier League është e vendosur për t’i shkuar deri në fund sezonit aktual në fushën e lojës. Mesi i qershorit është fiksuar si më i mundshmi për të rifilluar, për të përfunduar sezonin më 2 gusht, sipas afatit të UEFA-s.