Shefi i Premier League ka propozuar një ndihmë prej 200 milionë paundësh për klubet angleze. Një mekanizëm jetik për t’i mbështetur klubet e Premier League deri në shtator, atëherë kur mendohet që edhe kriza e koronavirusit të ketë kaluar. Kryetari i Ligës, Rick Parry, e quajti këtë shumë financiare një parashutë në këto ditë të vështira.
Kjo ndihmë bëhet që klubet të vijojnë me investimet e tyre dhe për të rifituar besimin se ata mund të konkurrojnë denjësisht në Premier League, duke marrë lojtarët që u nevojiten. Sipas Parry-t, kjo paketë ndihmëse duhet të lëvrohet sa më parë, pasi nëse pritet shtatori, atëherë shumë klube do të vuajnë.
Pastaj në shtator të rishiten paketat e tjera ndihmëse, në mënyrë që zinxhiri ekonomik i Premier League të pësojë sa më pak luhatje. Sipas numrit një të ligës, parashikohet që 6 klubet të mëdha të përfitojnë nga 20 milionë paundë secili, ndërsa 14 të tjerat, plus 4 nga Championship të përfitojnë nga rreth 4 milionë paundë.
Natyrisht që kjo paketa nuk shpëton klubet e mëdha apo edhe ato të vogla nga humbjet në këtë kohë të vështirë, por amortizon ndjeshëm firot dhe u jep mundësi klubeve të vogla të bëjnë merkato për sezonin e ardhshëm.