MENU
klinika

Mjekët: Virusit i ka rënë forca

Pse nuk ka shtim të rasteve në spital me COVID-19?

25.05.2020 - 11:51

Në 24 orët e fundit raportohet vetëm një rasti i ri i shtruar në spitalin COVID 1 duke e çuar numrin e të shtruarve në 16. Bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur në Infektiv 3 urgjenca mjekësore të dyshuara për infeksion viral të rrugëve respiratore por pas tamponit të kryer në spital 2 kanë rezultuar negativ dhe vetëm një rast pozitiv me COVID-19.

Të njëjtat burime sqarojnë se në reanimacion nuk asnjë person të intubuar dhe se 4 rastet në terapi intensive janë në gjendje të stabilizuara dhe se po trajtohen me oksigjeno terapi përmes maskës së oksigjenit. Ndërkohë në raportimin ditor ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë zbuluar 6 raste të reja me COVID por nuk thuhet se sa tampona janë analizuar.

Në harkun kohor të dhjetë ditëve të fundit burimet zyrtare të task-forcës shëndetësore kanë sinjalizuar 106 raste pozitiv me SARS COV 2 por kjo shifër nuk është reflektuar në rritjen e shtrimeve në spital dhe as me shtimin e rasteve të rënduara që llogariten në 3 deri në 4 pikë përqindje të totalit të personave të infektuar. Nisur nga ky fakt mjekë ekspert nga dy spitalet infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ thanë për ‘News 24’ se të paktën 20% e të prekurve me SARS COV 2 duhet të kishin kërkuar shërbimet spitalore bazuar në një mesatare të rajonit të rasteve të hospitalizuara. Por kjo nuk ka ndodhur aspak në Shqipëri ku nga data 15 maj e në vijim numri i të shtruarve me COVID-19 në vend të rritjes me disa fish ka pësuar rënie nga 19 në 16 të shtruar. Sipas mjekëve ky tregues ka vetëm një shpjegim se virusit i ka rënë forca për të shkaktuar komplikacione vdekjeprurëse.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!