MENU
klinika

Të ardhurat do të shkojnë për...

Publikohet bashkëpunimi i parë i Justin Bieber dhe Ariana Grande

08.05.2020 - 09:31

Prej disa javësh, Justin Bieber dhe Ariana Grande kishin njoftuar bashkëpunimin e tyre të parë! Fansat e tyre u gëzuan shumë nga ky lajm dhe mezi po prisnin që kënga “Stuck with you”, të publikohej. Epo tashmë ka ardhur momenti ta dëgjojmë të gjithë dhe që me herën e parë na u fiksua.

Klipi i këngës është mjaft i thjeshtë, i bërë në kushte shtëpie dhe pjesë e tij janë bërë edhe fansat e dy këngëtarëve. Justin dhe Ariana kanë bërë me dije se të gjitha të ardhurat mbi këtë projekt do të shkojnë për personat që janë në vijat e parë të betejës kundër koronavirusit.

“Të ardhurat nga shitjet e këngës “Stuck With U” do të shkojnë për fondacionin e fëmijëve që do të financojnë bursat e shkollave të fëmijëve të punonjësve të kujdesit shëndetësor, teknikë mjekësorë të urgjencës, policë dhe zjarrfikës që shërbejnë në vijat e para gjatë pandemisë globale”, thanë ata pak ditë më parë.

Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtarëve dhe në pak orë ka arritur më shumë se 1 milion klikime.