Shënohet rekord shitjesh, në libraritë franceze, pas përfundimit të bllokimit nga pandmeia, sipas një studim i kryer nga instituti GfK.
Shitjet u rritën me 233 për qind në vlerë absolute dhe 178 për qind në vëllim absolut, javën midis 11 dhe 17 majit, pra javën e parë që pasoi me mbarimin e masave të mbylljes, ndënarrë nga qeveria kundër armikut të padukshëm.
Në bazë vjetore, shitjet u rritën 2,7 për qind në vlerë absolute dhe 6,8 për qind në vëllim absolut, krahasuar me vitin 2019.
Në dy javët e mëparshme, tregu i librave kishte kontraktuar mbi 60 për qind në numrin e kopjeve të shitura në numër dhe në vlerë.
Në Francë, libraritë ishin mbyllur plotësisht, për gati dy muaj, nga 17 marsi deri më 11 maj.