Gjatë një aksioni natën, që gazeta e lartpërmendur e quan “mjegullor”, u shkatërrua Teatri Kombëtar, që në rrënoja mori me vete një pjesë të identitetit kulturor dhe thelloi më shumë, konfliktin mes qeverisë dhe opozitës.
Pa lajmërim, të dielën herët, fadroma (? mjeti që shemb ndërtesat) i dërguar, goditi me gjithë forcën fasadën e godinës së teatrit. Kulla mbi hyrjen në godinë, u rrëzua në mënyre marramendëse. Me këtë vendim/ aksion pa kthim, qeveria injoroi protestën mbi 2-vjeçare nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe protestën popullore.
Pasi javën e kaluar, Këshilli Bashkiak vendosi rrënimin e reatrit, pati një reagim të shpejtë nga komisionerja e BE-së, znj. Mariya Gabriel, e cila, i bëri thirrje qeverisë, të mos marrë „… vendime të pakthysehme, por të vazhdojë dialogun…“
Kontrata me korrupsionin
Para disa muajsh qeveria donte që zonën mbi 8,000 m2 t‘ia dhuronte një firme, që me shpenzimet e veta do bënte në një siperfaqe më të vogël se ç’kishte teatri nje më të vogël dhe pjesën tjetër ta shfrytëzonte për interesa vetjake.
Por, këtij “deal”-i i erdhi era korrupsion dhe protesta e mbrojtësve të teatrit bëri të mundur që ky “deal/ plan” të çbëhet. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, pranoi që ky plan nuk ishte në rregull dhe premtoi që do ta merrte mbi vete (bashkinë) shumën kreditore rreth 30 milionë, për finalizimin e një projekti të ri e prestigjoz.
Por, kundështarët e planit qeveritar ishin për kthimin në muze të teatrit të vjetër. Dita e shkatërrimit të Teatrit shkaktoi protesta të ashpra kundër policisë, që pasuan dhe arrestime të shumta.
Në protestë morën pjesë dhe deputetë të opozitës. Si reaksion i këtij akti, përfaqësuesit e opozitës, Meta dhe Kryemadhi, paralajmëruan protesta të ashpra në vazhdim.
Edi Rama e quajti mbështetjen e protestuesve nga opozita, në këtë kohë lufte, “të papërgjegjshme”.
Duket se qeveria e përdori “gjendjen e luftës”, si adapte për finalizimin e këtij projekti.
Por, cili është roli i vërtetë i opozitës, në këtë çështje?
Opozita, pasi bojkotoi parlamentin në 2018-ën dhe e ktheu në një të tillë pa vendimmarrje, e ka politizuar këtë protestë, për qellimet e veta.
Duket qartë, se ky konflikt çoi ujë në burimin e opozitës, që nga ana e saj ka kohë që dëshiron dhe mundohet të shkaktojë krizë qeveritare.
Kundra diktaturës!!
As planet fine të arkitektit danez, Bjarne Ingels, nuk e qetësojnë zemërimin e turmës, që këtë aksion qeveritar e titullojnë “instalim diktature” në Shqipëri dhe Teatrin Kombëtar, e kthyen në “simbolin e qëndresës” ndaj dhe kundër qeverisë.
Ndërsa, kryebashkiaku Veliaj është i gatshëm „..t‘u zgjasë dorën të zhgënjyerve…“ zoti Kastriot Çipi, regjisor dhe anëtar i Aleancës për Mbrojtje të Teatrit, në intervistën për gazetën FAZ, u shpreh se “…prej tani, protesta nuk do të jetë më për teatrin kombëtar, por kundër diktaturës…”
Marrë nga: Frankfurter Allgemeine Zeitung