MENU
klinika

Italia i jep fund karantinimit

Qytetarët të inatosur: Rregullat e rihapjes nuk janë mirë as për ekonominë as…

03.05.2020 - 10:30

Italia ka duruar bllokimin më të gjatë të Evropës, por kur ajo të hyjë nesër në fazën e saj të shumëpritur të hapjes, shumë pak do të gjejnë arsye për të festuar.

Javën e kaluar, pasi kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, përshkroi planet për të lehtësuar ngadalë karantinën e vendit, miliona njerëz u kapën nga ndjenja zemërimi dhe zhgënjimi pasi shpresat e tyre u shkatërruan nga ajo që shumë e përshkruan si një “rihapje të rreme”.

Italianët tani do të jenë në gjendje të udhëtojnë brenda rajoneve për të vizituar të afërmit, me kusht që të mbajnë maska, por shkollat, parukeritë, palestrat dhe shumë aktivitete të tjera tregtare do të qëndrojnë të mbyllura; kafenetë dhe restorantet do të ofrojnë vetëm shërbim me dërgesa; dhe të gjithë udhëtimet ndërmjet rajoneve do të ndalohen, përveç punës, shëndetit ose situatave emergjente. Kufizimet për funeralet janë ndërprerë, me një maksimum prej 15 vajtuesve të lejuar të marrin pjesë, por dasmat do të duhet të presin.

Pritshmëritë kishin qenë të larta për një kthim të shpejtë në normalitet, veçanërisht në jug, ku ka pasur më pak raste Covid-19 sesa në veri. Por mesa duket pritshmëritë janë kthyer në zhgënjim.

Ashtu si baret dhe restorantet, parukerët duhet të rihapen plotësisht në 1 qershor; muzetë dhe shitësit me pakicë nga 18 maji. Fabrikat tashmë të orientuara drejt eksporteve dhe projektet e ndërtimit publik rifilluan aktivitetin të hënën e kaluar, ndërsa shumica e industrisë së Italisë do të fillojë nesër. Sidoqoftë, ndërsa vendi zhytet në recesion, shumë biznesmenë dhe shitës po ankohen për mungesën e mbështetjes financiare. Me verën që po vjen, ekspertët parashikojnë që ndikimi i Covid-19 në turizëm, një nga sektorët më të rëndësishëm të vendit, të jetë shkatërrues.

Baret dhe restorantet janë gjaku i jetës ekonomike të shumë qyteteve italiane, por mijëra janë mbledhur në protestë kundër rihapjes, duke ndjerë se kufizimet e distancimit shoqëror pas hapjes mund të sjellin fundin për këto biznese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN