MENU
klinika

Qeveria zbuti masat për COVID-19

Rakacolli: Nëse nuk zbatohen rregullat, kurba mund të rritet

04.05.2020 - 21:10

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se nëse nuk respektohen masat e vendosura nga autoritetet, ka rrezik që kurba e shifrave të koronavirusit në vendin tonë të rritet.

Në një lidhje direkte për ‘Real Story’, Rakacolli tha se me planin gradual të hapjes do të shihen shifrat për dy javë pas hapjes, ndërsa theksoi se nëse ndodh më e keqja, do të rikthemi tek masat e para, që janë ato të izolimit.

“Ne patjetër që jemi në rrezik për ta ngritur kurbën, nëse nuk respektohen masat. Është një plan gradual, që do të vlerësohet për dy javë nga fillimi i hapjes. Nëse numrat nuk shkojnë ashtu siç mendojmë, mund të hiqen dhe këto masa lehtësuese që janë marrë. Është parashikuar që të bëhet hapja me faza, është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me qytetarët. Nëse nuk kemi bashkërendim e bashkëpunim, ka mundësi që epidemia mos të shkojë në ato shifra që ne mendojmë.”, tha Rakacolli.