Ndonese nuk ka dhene detaje, pasi sipas tij, gjithcka mbetet ne varesi te situates dhe te asaj qe do te rekomandoje komiteti teknik i eksperteve, Rama ka thene se po shihet per nje formule kompromisi edhe per transportin publik, sidomos ate nderqytetas.
“Plani është i qartë që deri në datën 18 maj ne do jemi 90 % e kusur të hapur, e vetmja gjë që mbetet shqetësim është transporti publik me autobus apo fugona, sidomos ndërqytetas, po shohim të gjejmë një formulë kompromisi për këtë. Në këtë aspekt do jemi tërësisht të ekspozuar prandaj duhet të kemi një intensitet më të madh në komunikim me njerëzit dhe ndjekje të rasteve”- tha Rama.
Me tej, kreu i qeverise, theksoi se “Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri. Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibiluzuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave”