MENU
klinika

"Ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj"

Rama: Godina e Teatrit do ndërtohet siç ishte, por në vend tjetër

21.05.2020 - 13:06

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin që artistët e prisnin prej kohësh. Godina e Teatrit do të ngrihet ashtu siç ka qenë, me projektin e plotë të arkitektit italian.

Rama tha se kjo godinë nuk do të ndërtohet në të njëjtin vend, por në një vend tjetër, ndërsa u shpreh se kjo po bëhet për fëmijët dhe jo për Aleancën për Teatrin.

“Meqë godina e arkitektit italian nuk u ndërtua kurrë, jo këta, por ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj, për një mangësi, që mbase ka ardhur se e ke para një gjë dhe nuk ia hedh sytë.

Projektin origjinal do ta marrim dhe do t’ua rikthejmë, jo aleancës për politikën e Teatrit, jo artistëve-politikanë që janë mbledhur atje, por fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh.

Atëherë do ta shikojmë pelegrinazhin që do të bëhet për të shkuar te godina. Atje do shkojnë fëmijët dhe mësuesit. Mbase edhe ndonjë prej tyre kur të marrin vesh se është diku tjetër nuk do shkojnë. Ia vlen dhe do ta bëjmë”, tha Rama ndër të tjera