MENU
klinika

"Kuvendi i shqiptarëve të mençur"

Rama, Plasarit: Teatri, fëmija bastard i autorit!

21.05.2020 - 14:05

      Kryeministri  Rama, sot në Kuvend, i ka kthyer përgjigje Aurel Plasarit. Ishte një lloj përgjigje që të kujton debatet e famshme të viteve ’30-të, të Fishtës, Hilë Mosit etj., për tema të ngjashme.

Ja çfarë ka thënë Rama në Kuvend:

A e dini ju, se ai projekti që ka qarkulluar tinëzisht në formën e një vizatimi e që është shitur dhe në mediat dhe zyrat e huaja, si vepra e prishur, nuk është realizuar kurrë? Autori nuk e ka njohur kurrë pjellën e vet si të tillë, se ai projekt, filloi për të qenë ai që duket në vizatimet e arkitektit italian, por nuk vazhdoi… Erdhi lufta dhe tironsit, me mustaqe hijerënda, që flasin në emër të asaj kohe, a e dinë që në hartën e Tiranës, në kopshtet e Tiranës, u mboll grurë në atë kohë, sepse u thjeshtuan të gjitha projektet e godinave? Godina e Teatrit Kombëtar, nuk është fëmija i ligjshëm i autorit italian, por fëmija bastard i një marrëdhenieje mes autorit dhe autores, që ishte lufta fashiste, që duhej ushqyer me para dhe me grurin e mbjellë në parqet e Tiranës e në koshptet e Tiranës.

Ishte vepër e mbretërisë – thotë mustaqja! Po, u nis… por mustaqet kanë një gë, duket po nuk dëgjojnë, u ndërpre nga lufta dhe vepra, për këtë arsye, kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër, as nga të gjitha ekspertizat, si vepër e denjë për t’u futur në listën e monumenteve të kulturës”- tha Rama.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve