MENU
klinika

"Shfaqjet politike dhe mbledhja e firmave për teatrin…"

Rama fajëson opozitën: Shifrat në Tiranë nuk po flasin mirë!

27.05.2020 - 20:15

Kryeministri Edi Rama jep alarmin për rritjen e papritur të shifrave me koronavirus, veçanërisht në Tiranë ditën e fundit, dhe drejton gishtin nga opozita.

Në një komunikim të fundit vetëm për koronavirusin, kryeministri Rama tha se “Shfaqjet politike pa masa mbrojtëse” si dhe nisma e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për mbledhjen e firmave në të gjithë vendin, janë “lojë me zjarrin dhe me shëndetin e popullit”.

Rama kërkoi nga qytetarët të tregohen të përgjegjshëm dhe të ruajnë shëndetin e tyre, pasi siç tha ai “pasojat dhe nervozizmat” do të kalojnë, por me shëndetin “nuk luhet”.

“Ju lutem dëgjojeni mirë, ai as ka ikur dhe as nuk është zhdukur. Numrat në Tiranë nu po flasin mirë. Shfaqjet politike në Tiranë pa masa mbrojtjëse, papërgjegjshmëri dhe në rastin më të keq dritshkurtësi, sa për të mbledhur firma vetëdiskretituese që janë në funksion të një partie të re, po luhet në fakt me zjarrin dhe me shëndetin e popullit. Bëni kujdes o njerëz, kujdes, kujdes, kujdes, se nuk ju vjen asnjë e keqe nga kujdesi. Pasojat do t’i kalojmë, edhe nervozizmat, por me shëndetin nuk luhet,” tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!