MENU
klinika

Inspekton Byppas-in e Vlorës

Rama: Së shpejti gara ndërkombëtare për ndërtimin e Aeroportit

01.05.2020 - 17:51

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrakstrukturës Belinda Balluku e kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli kanë kryer inspektime në zonën e Byppas-it të Vlorës.

Rama në fjalën e tij tha se së shpejti do të bëhet gara ndërkombëtare për të marrë përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, kurse tha se ndërhyrje do të ketë edhe në Lungomare, Radhimë, Orikum – Dukat, si dhe në tunelin e Llogarasë.

Rama premtoi se gjithë Vlora e zona turistike do të ketë një infrastrukturë moderne të tipit europian.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

NË BYPASSIN VLORË PUNIMET PO ECIN ME RITME TË LARTA. NË KILOMETRIN E PARË KA NISUR ASFALTIMI, NDËRSA NË PJESËT E TJERA PO PUNOHET PËR SHTRESAT RRUGORE DHE VEPRAT E ARTIT.

SË SHPEJTI RINIS ATY KU U NDËRPRE NGA Covidi GARA E AEROPORTIT TË VLORËS (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) DHE MË TEJ NISIM LUNGOMAREN 3 DREJT RADHIMËS, AKSIN E RI ORIKUM-DUKAT SI EDHE PROCESIN PËR TUNELIN E LLOGARASË – NJË KOMPLEKS KANTIERESH TË REJA QË E ÇOJNË NË NIVEL EUROPIAN INFRASTRUKTURËN KRYESORE TË VLORËS DHE KREJT ZONËS TURISTIKE TË BREGDETIT JONIAN?

#VLORAqëDUAM❤️

#ShqipëriaqëDuam???