MENU
klinika

Pse u zgjodh nata.. për të shembur Teatrin?

Rama: Shumë yje u shuan pa një skenë normale!

19.05.2020 - 08:39

Kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur që të komentojë drejtpërdrejtë protestat e zhvilluara nga artistët për shembjen e Teatrit Kombëtar, megjithatë nuk i ka kursyer mesazhet e nënkuptuara.

Duke publikuar disa foto nga Teatri i Operas dhe Baletit, tashmë i rokonstruktuar, kreu i qeveri shprehë keqardhjen që yje të konematografisë shqiptare janë shuar pa pasur mundësinë për të luajtur në një skenë ashtu siç e meritonin, e ndërsa thotë se përgjigje për këto protesta do të jetë Teatri i Ri që do ua vërtetëojë që e kanë pasur gabim që e kanë kundërshtuar.

Ironia nuk ka munguar edhe për opozitën më konkretisht, si forca politike që iu bashkuan kësaj proteste, duke i cilësuar si partitë e tallashit e teneqesë, dy materiale të cilat sipas ekspertëve përbënin godinën e Teatrit.

Dje, duke vizituar kantierin e Teatrit të ri të Operas dhe Baletit, ku po përfundon një transformim fantastik brenda asaj hapësire deri dje të degraduar që turpëronte Shqipërinë e shtetin e saj, m’u kujtua që 21 vjet më parë, tamam në të njëjtin vend mbi skenë, nisi beteja publike për reformimin e sistemit teatror shqiptar dhe rindërtimin me themel të skenës kombëtare e të vetë Teatrit Kombëtar… Sa shumë energji të harxhuara e vite të humbura kot për komunitetit tonë teatror, që qysh atëherë kaloi edhe 20 vjet të tjera në kushtet e një mizerjeje pa të dytë në Europë dhe sa keq për publikun artdashës, që nuk pati dot kurrë mundësinë të shijonte artet skenike në kushte dinjitoze as në TKOB e as në Teatrin Kombëtar!

Sa keq që tërë ato yje të skenës sonë kombëtare u shuan, pa punuar dot një ditë në një skenë normale dhe një gjeneratë e tërë u moshua, pa shijuar dot kurrë një shfaqje në kushte normale! Skenat e reja kombëtare, kjo e Operas e Baletit dhe ajo e Teatrit Kombëtar, përveç të tjerash do t’i ndihmojnë̈ edhe disa të rinj që gabimisht u janë “bashkuar” ca politikanëve e partive si tallashi e teneqeja e ngrehinës së shembur, të kuptojnë nesër pse sot ia fusin krejt kot, kur revoltohen për monumentin imagjinar që mbajti peng artet skenike, komunitetin teatror dhe debatin për Teatrin e Ri Kombëtar, tash 21 vjet”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në një intervistë në emisionin “Pressing” në Televizionin 7, Kryeministri Rama u shpreh se godina e teatrit Kombëtar prej 2 vitesh e gjysmë nuk kontrollohej nga shteti.

I pyetur përse gjithë ky nxitim për të shembur teatrin në kohën e koronavirusit, Rama u shpreh se duhej bërë në një kohë që të mos kishte përplasje me artistët që ishin ngujuar në godinë. “Nëse do kishte ndodhur në mes të ditës, do thuhej pse në mes të ditës.

Duhej evituar kjo përplasje. Por dua të nënvizoj se godina e vjetër e teatrit kombëtar prej 2 vitesh e ca ishte e zaptuar, e marrë peng nga një grup njerëzish, nuk kontrollohej nga shteti. Ata pretendonin se përfaqësonin të gjithë popullin teatror.

Shteti e kishte të pamundur të kishte administrimin normal. Nuk kemi dashur të krijonim një konflikt kur ende procesi ishte në fazë embrionale. Ndërhyrja ndodhi pa asnjë lëndim real”, tha Rama.

Pse nuk pati një kompromis, por vendosët të shembnit godinën e teatrit?

Edi Rama: Ky është debati më i gjatë në historinë e këtij vendi. Ajo ngrehinë nuk plotëson asnjë kusht që mund të zhvillohet aktiviteti në mënyrë të sigurtë.

Mundësia për ta restauruar është pothuajse zero