MENU
klinika

Por ka një kusht…

Rama zbulon ç’do ndodhë pas 18 majit me lëvizjen brenda dhe jashtë vendit

09.05.2020 - 14:11

Këtë e ka thënë sot kryeministri Rama, teksa ka bërë me dije se plani është që pas 18 majit të bëhet lëhtësimi gjerësisht I lëvizjes, por sipas tij, gjithmonë më një kusht, numrat e rasteve te reja për koronavirusin.

“Pas 18 majit ne presim të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda qoftë për të kapërcyer kufijë, por ka gjithnjë një kusht, numrat duhet të na ndihmojnë, ndryshe do bëjmë hapa pas, që mos të bëjmë këtë duhet të gjithë të luftojmë individualisht, me zbatimin e rregullave që janë mësuar përmendësh, ne mund të mbrojmë shëndetin e familjarëve dhe të vendit në këtë proces hapje, se fatkeqësia e madhe në këtë situatë nuk është që vendos shumica, por një pakicë shumë e vogël që merr në qafë gjithë shumicën”– tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN