10.05.2020 - 12:06
Rezulton i infektuar me Covid-19 edhe një person tjetër në qytetin e Fierit.E infektuara është bashkëshortja e farmacisistit nga lagja “Liri Gero” që rezultoi pozitiv pak ditë më parë.
Ndërkohë, farmacisti është hospitalizuar pranë QSUT paraditesh e djeshme (9 maj) ndërsa bashkëshortja kishte shfaqur temperature dy ditë me parë (8 maj).
Momentalisht qyteti i Fierit ka vetëm 5 raste aktive me Covid-19.