MENU
klinika

3 kërkesat e opozitës

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri kërkon konsensus

11.05.2020 - 11:42

31 Maji është afati i fundit për përfundimin e Reformës Zgjedhore! Kjo datë është vendosur me konsensus në mbledhjen e sotme nga palët politike, përfshirë këtu edhe opozitën jashtë parlamentare, madje Damian Gjiknuri, përfaqësues i mazhorancës është shprehur më optimist duke thënë se ka vullnet politik mund të mbyllet edhe më herët! Arritja e kësaj reforme në afatin e përcaktuar, për bashkëkryetaren e Komisonit, Rudina Hajdari do të përkthehet në më shumë takime, 2 herë në javë duke paralajmëruar se në mbledhjen e radhës do të diskutohet ndryshimi i sistemit. Ndalur në këtë pikë, një nga kushtet e panegocieshme të opozitës së re, Hajdari tha se palët janë drejt një konsensusi.

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore u mblodh sot, pas disa përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës, të cilat u zgjidhën shpejt, por vetëm pas ndërhyrjes së ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Po cilat ishin përplasjet? Me ndalimin e punimeve nga COVID-19, (mbledhja e fundit më 9 mars), pati një përplasje mes palëve. Ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila në përfundim të mbledhjes me aleatët tha se Këshilli Politik nuk do të mblidhet më, se mazhoranca i ka në tryezë propozimet e opozitës dhe tashmë po presin një përgjigje! Nisur nga kjo deklaratë, dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri thanë se e kanë vetë në dorë, e ndërsa shtuan se mazhoranca i ka votat, bashkë me opozitën parlamentare për ta kaluar të vetëm këtë reformë në parlament.

Kthesa nisi nga reagimi i ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Në një reagim të shkurtës, fill pas këtu zhvillimeve, Soreca në një apel drejtuar opozitës u kërkoi që ‘të rifillojnë punën në Këshillin Politik’. I menjëherëshëm ishte reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha, i cili shpreh se ‘nëse qeveria është e sinqertë s’ka pse të presim javën tjetër jemi gati që nesër për të përfunduar një orë e më parë’ tha ai referuar reformës zgjedhore. Kjo deklaratë u pasua nga një letër e Bylykbashit dhe Vasilit drejtuar Gjiknurit dhe Hajdarit ku i kërkonin që të mblidheshin, që të mblidhen dhe brenda majit të përfundojnë reformën zgjedhore. Në përgjigje, Gjiknuri caktoi ditën e hënë, ora 10:00.

***

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka bërë të ditur se palët kanë rënë dakord që reforma të mbyllet më 31 maj, e ndërsa ka bërë me dije dhe 2 çështjet që palët kanë mendime të ndryshme.

“Kërkova të vazhdohet me axhendën e punë të mbetur pezull nga COVUD, në mbledhjen e radhës të na bëjnë një ekspoze me pyetjet për përputhshmërinë me Kushtetën, nga opozita kërkoi punën e bërë deri më tani, dua të them që nuk kemi të bëjmë me rifillim loje, por nuk rikthejmë axhendën. Opozita ka pasur detyrimin që të sillte propozime, ka një axhendë të dakordësuar, ramë dakord brenda majit të mbyllet, të vazhdojmë aty ku e lamë. Një pjesë e mirë e punës i mbetet ekspertëve. Ka mbetur dhe një propozim që ia kërkova PD për formulimin e KQZ, pastaj i mbetet ekspertizës. Për gjërat që nuk biem dakord, do i drejtohemi ODIHR. Ne duam që të ezaurhet këtë proces me opozitën, por ky forum nuk mund të kthehet në dëshirë.

Dy çështjet që na ndajnë është administrata zgjedhore, që presim propozimin e PD-së dhe çështja e Kolegjit, ndërsa me të tjerët kemi qenë dakord, për teknologjinë, kanë kërkuar video survejancë për të parë rendin, e kemi pranuar, një rol më aktiv të policisë e kemi pranuar, çështja e kuotave gjinore, po diskutohet. Vota emigrantëve, kanë gjetur një zgjidhje, meqë do zhvillohet në distancë, këtë ia kemi deleguar KQZ këtë të drejtë, se di mund të ushtrohet vota e emigrantëve. Ne do bëjmë çmos që të kemi konsensus për disa parime. Në Komisionet Zgjedhore mund të përfhihen me short, por emërohen nga administrata zgjedhore, jo te partitë. Depolitizimin të administratës. Ka një tendencë për të fshirë nga opozita gjithçka që është arritur, kishte tendencë politike. Do vazhdojmë me temat e mbetura dhe me propozimin e PD-së për KQZ. Po pati vullnet, mundësia mund ta arrimë marrëveshjen edhe para 31 majit”, tha Gjiknuri!

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari tha se opozita parlamentare këmbëngul për ndryshimin e sistemit dhe ka një bindje se palët janë drejt dakord. Ndalur te kërkesa e opozitës për ta përmbyllur Reformën deri në datën 31 maj, ajo tha se nuk vendos data, por e rëndësishme është produkti final.

“Kryetarët e partive marrin vendim në kurriz të shqiptarë, dhe duke qenë se nuk zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, marrin vendime në kurriz të qytetarëve. Burimi i problemit është ndryshimi i sistemit. Duhet t’i përgjigjemi vullnetit të shqiptarëve de të gjejmë një pikë konsensusi në këtë pikë. Kam përshtypjen se do gjejë zgjidhje në këshillin politik, dhe do gjejmë konsensus për ndryshimin e sistemit. Nëse do bëjmë një produkt në 31 maj duhet të takohemi dy herë në javë, mesatarisht dhe 5 takime të tjera Brenda majit. Besoj do arrijmë të kemi konsensusin e duhur me të gjitha pikat. Unë nuk vë data, se e shoh që janë ambicioze datat, unë shoh produktin. Të treja palët duhet të jenë të kënaqura për produktin që do të jetë në fund, si mazhoranca si opozita dhe ajo jashtëparlamentare”, tha Hajdari.

Përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bykykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë pasur 3 kërkesa. Sipas zyrës së shtypit, opozita kërkon mblylljen e Reformës më 31 maj.

3 janë kërkesat e opozitës:
Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.
Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.
Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.