MENU
klinika

5 të infektuar të rinj

“Riaktivizohet” vatra në Krujë

05.05.2020 - 08:14

5 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në Krujë, pas disa ditësh ku nuk u konfirmua asnjë rast i ri.

Mësohet se nga 85 teste të kryera, disa prej tyre rezultuan pozitivë.

Të infektuarit janë punonjës fasonerie dhe persona kontakti, 1 prej tyre është në Fushë Krujë, ndërsa të tjerët në qytet.

Me 5 rastet e reja, numri i të infektuarve me koronavirus në Krujë shkon në 116, megjithatë më shumë detaje të tjera pritet që të konfirmohen në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Koronavirusi në Krujë është përhapur nga punonjësit e fasonerivë duke e bërë këtë qytet një ndër më të prekurit në vend.

Shkak për infektimin në masë ka qënë mosmarrja e masave të sigurisë nga pronarët e bizneseve.