22.05.2020 - 11:02
Dy raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë orëve të fundit në lagjen ‘Liri’ të Fierit. Burime thonë se mund të jenë kontakte të një farmacisti të infektuar, që është në të njëjtën lagje.
Ata janë një çift bashkëshortësh rreth moshës 60 vjeç, të cilët kanë dy djem rreth 25 vjeç në shtëpi. Totali i rasteve aktive në këtë qytet është katër.
Gjatë orëve të fundit u konfirmuan 12 raste të reja në vend, duke e çuar në 981 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës.Të shëruar janë 6 qytetarë.