MENU
klinika

Kur fillojnë aplikimet online?

Rimbursohet TVSH-ja për fermerët të cilët…

09.05.2020 - 13:59

Bujqësia është një hallkë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare, por deri tani qeveria nuk kishte ofruar ndonjë mbështetje për këtë sektor në përballjen me pandeminë e koronavirusit.

Vetëm këtë të shtunë është deklaruar nga Ministri Çuçi si një masë mbështetëse zëvëndësimi i plastamasit në serra dhe tunele plastike.

“Çdo fermer që do të ndryshojë plastmasin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet Skemës Kombëtare të mbështetjes do t’i paguajë pjesën e taksës që ata japin kur blejnë plastmasin si lëndë e parë”, u shpreh ministri.

Me këtë ndërhyrje synohet të bëhet ulja e kostos së prodhimit të permieve dhe luleshtrydheve.

Luleshtrydhja është një nga produktet bujqësore e cila po shitet me çmimin më të lartë që prej 6 vitesh. Ndërkohë që eksporti i fruta-perimeve vetëm gjatë muajit prill u rrit me 14.3% krahasauar me një vit më parë.

Për të gjithë fermerët që duan të përfitojnë nga kjo skemë aplikimet online do të nisin brenda muajit maj dhe fondi i parashikaur për këtë vit është 743.9 milionë lekë ku mund të përfitojnë rreth 4 mijë fermerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si nismë sociale është e mirëpritur

Paga minimale 300 mijë lekë/ “Mund të rëndojë ekonominë”