MENU
klinika

Rama në Bubq, ja kur nisin punimet!

Rindërtimi/ “Metër për metër do marrësh atë që ke”

22.05.2020 - 13:00

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Bubq, Krujë ku ka parë nga afër vendin ku do të nisë së shpejti rindërtimit i banesave për banorët e mbetur të pastrehë nga tërmeit. Rama tha se punimet do të nisin në fund të qershorit.

“Aty ku tërmeti i 26 nëntorit goditi fortë dhe në fundqershor – fillimkorrik çelet kantieri i rindërtimit, me një plan të ri zhvillimi për një qendër administrative e komunitare, ku shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit, do të bëjnë realitet ambicien tonë për ta kthyer krizën e shkaktuar nga tërmeti, në mundësinë e madhe të një ndryshimi rrënjësor në jetën e njerëzve?”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ai ka biseduar me një banore e cila e ka pyetur nëse do të marrë banesën sipas hapësirës që ka pasur.
“Do të të jepet ty ekzaktësisht e njëjta hapësirë që ke, 100%, brenda planit. Po ta them edhe njëherë 100%. Metër për metër do marrësh atë që ke dhe do ta marrësh brenda planit, sipas ndërtimit të ri”, deklaroi Rama, duke iu thënë më tej banorëve se do të ndërtohen të gjitha shtëpitë.
“Edhe do ta bëjmë siç ju kemi thënë. Në fund të qershorit fillojmë punimet. Do t’i ndërtojmë të gjitha shtëpitë dhe do fillojmë punimet e tjera dhe këtu dhe në zonat e reja kështu që edhe pak durim dhe gjithçka do jetë siç e kemi thënë”, u shpreh Rama.