MENU
klinika

Zbulon planin nga Kukësi

Robert Budina: Pasi të mbledhim gjithë firmat…

25.05.2020 - 17:25

Regjisori Robert Budina nga Kukësi ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjihë firmave të Peticionit, Aleanca do organizojë një marshim gjigand në Tiranë.

Budina tha se marshimi gjigand do të jetë për t’i treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë.

Po ashtu ai ka thënë se tashmë duhet krijuar institucioni i rezistencës dhe duhet protestuar çdo ditë në shesh.

”Do doja që ata policët t’i kishim afër. Ti pyesja a do i nxirrnin të armatosur artistët nga Teatër. Pse tempulli i demokracisë ishte edhe juaji.

Sulmi kundër Teatrin Kombëtar duke qenë se u vodh prona publike, paratë e pronës, u gërrye ditën. Nuk është problem jonë, por edhe juaji.

Se nesër do ju vijë t’ju marrë tokën dhe do thotë kushton vetëm 1 mijë lekë. Sot duhet të bashkohemi. Të lëmë ndasinë. Është një pushtet që po fiton në mënyrë të paskrupullt. A kemi kurajo ta shohim njëri- tjetrin në sy. Të krijojmë institucionin e rezistecëns, çdo ditë protestë. Duhet ta shohim në sy të vërtetën. Më mirë se kultura. Kemi ardhur të protestojmë dhe nesër nuk do na shihni të zëmë ndonjë llokëm ,por na dhemb demokracia. Ju e dini mirë në komunizëm ,se keni qenë më të persekutuar, kujtoni poetët që ju vranë. Duhet të mbledhim peticionin, që shqiptarët nuk janë vetëm njerëz që mbushin barkun me bukë, por janë njerëz të kulturës.

Mbasi të mbledhim firmat, do organizojmë një marshim gjigand në Dëshmorët e Kombit për t’I treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Sepse do ngjallë besimin e të rinjve. Kemi 2 vjet e 3 muaj që protestojmë. Demokracia fitohet në shesh. Nuk ëshë politika për të fituar pushtet, por për të fituar të drejtën. Mos e shihni si luftë për pushtet çdo post drejtues, por duhet të kërkoni llogari. Jam i bindur që kultura flet jush.”– tha Budina.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!