MENU
klinika

"Duhet të ketë prova"

Rusia, kundër SHBA-së, për Kinën!

06.05.2020 - 15:22

SHBA po gabon, duke akuzuar Kinën që është përgjegjëse për shpërthimin e koronavirusit pa siguruar prova, tha zëdhënësi i Presidentit Rus Vladimir Putin.

Debati për origjinën e Covid-19 vazhdon, dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për CNBC se Rusia nuk mund të “tregojë solidaritet” me deklaratat  e SHBA-së për Kinën, dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënies së Moskës me Pekinin.

“Ne e konsiderojmë këtë kohë aspak të përshtatshme, për tu përpjekur të fajësojmë Organizatën Botërore të Shëndetit ose Kinën,” Peskov tha të martën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo të dielën tha se kishte “një sasi të konsiderueshme prova” sh që tregonin që virusi erdhi nga një laborator shtetëror në Wuhan, i cili kishte bërë hulumtime në koronaviruset.

Më vonë të dielën, Presidenti Donald Trump tha se ai besonte se një “gabim i tmerrshëm” në Kinë ishte shkaku i pandemisë, megjithëse as ai dhe Pompeo nuk paraqitën ndonjë provë për pretendimet e tyre.

Komentet vijnë pasi agjensia e lartë spiunore amerikane tha të enjten e kaluar se kishte përcaktuar se virusi nuk ishte i prodhuar nga njeriu, por ende po hetonte nëse ishte shkaktuar nga “ndonjë incident ose gabim  në një laborator në Wuhan”.

Kina ka kundërshtuar pretendimet se virusi u krijua nga Instituti i Virologjisë Wuhan dhe madje ka akuzuar SHBA-në se ishte origjina e virusit. Shumica e ekspertëve besojnë se virusi ka të ngjarë ta ketë origjinën në një treg në Wuhan dhe u është transmetuar njerëzve përmes lakuriqëve, ose pangolinave.

Të martën, Presidenti Trump u tha gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë se ai po planifikonte të publikonte detaje për të mbështetur teorinë se koronavirusi vinte nga një laborator në Wuhan.

Dmitry Peskov, një zyrtar i lartë rus dhe zëdhënës i Presidentit Putin, tha për CNBC se akuzat e tilla nga SHBA ishin “shumë, shumë serioze” dhe nëse dikush do të bënte akuza të tilla, duhet të jepte prova.

Nuk është hera e parë që Trump ka drejtuar gishtin e fajit në Kinë, pasi e ka quajtur koronavirusin “virus kinez” dhe akuzoi vendin që nuk i tregoi botës për virusin aq shpejt. Ai ka thënë se do të ketë “pasoja”, dhe javën e kaluar i tha Reuters se trajtimi i koronavirusit nga Kina është provë që Pekini “do të bëjë gjithçka që mundet” për ta bërë atë të mos rizgjidhet si president në nëntor. Trump gjithashtu ka fajësuar Organizatën Botërore të Shëndetit për reagimin e saj ndaj shpërthimit, duke thënë se ka keqmenaxhuar pandeminë para se të pezullonte fondet e SHBA-së.

Marrëdhënia e SHBA-së me Kinën ishte tensionuar para koronavirusit, pas gati dy vjet tensionesh tregtare dhe miliarda dollarë tarifash importi nga të dy palët.

Marrëdhëniet e Rusisë me Kinën, ndërkohë, kanë lulëzuar, duke rritur tregtinë dhe investimet në vitet e fundit.

Peskov tha se Rusia ka “marrëdhëniet e veta me Kinën dhe ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie.”

“Eshtë një marrëdhënie e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ne po përpiqemi të përfitojmë nga ky bashkëpunim i ndërsjellë në këtë krizë; ne po shkëmbejmë informacione dhe protokolle të trajtimit dhe kështu me radhë, “tha ai.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e Rusisë me SHBA, është e ndërlikuar.

“Sinqerisht, marrëdhënia jonë nuk është në një gjendje të mirë tani”, tha Peskov.

“Por në përgjithësi ne nuk ndiejmë asnjë arsye për të qenë optimistë në marrëdhëniet tona bilaterale, për fat të keq. Në të kundërt, marrëdhëniet tona me Kinën janë të mira dhe ne e vlerësojmë atë dhe jemi të vendosur ta ruajmë atë”, shtoi ai.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNBC/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i fortë i sekretarit të shtetit amerikan

Pompeo: Autorët e Covid-19 do të mbajnë përgjegjësi, Kina nuk…

"Mund të kenë përhapur virusin që ka vrarë mbi 180 mijë njerëz në botë"

Pompeo thirrje Kinës: Mbyllni përfundimisht tregjet e kafshëve të egra

Një postim në Twitter tensionoi sërish marrëdhëniet

SHBA, “luftë” me Kinën edhe në kohë koronavirusi…