MENU
klinika

U ndanë nga koronavirusi

Sabri Fejzullahu bashkohet me bashkëshorten

10.05.2020 - 08:54

Disa javë më parë, artisti i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu tregoi në programin ‘Ftesë në 5’ se karantina e kishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Nera e cila ndodhej në SHBA.

Këngëtari u shpreh se kjo gjë e ka mërzitur jashtë mase shumë dhe se mezi po pret që të bashkohet me më të shtrenjtën e tij, siç e quan ai. Fejzullahu i tha publikisht Nerës se ajo është vetëm për të e do jetë me të gjithë jetën.

Së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sabriu ka treguar se tashmë ndodhet pranë Nerës.

“Jam shumë i lumtur që të kam pranë. Nga ky moment fillon vetkarantinimi. Me dashni së bashku me dashninë e jetës”, ka shkruar artisti krah postimit në ‘Instagram’.

Sabriu duhet të jetë shumë i lumtur që pas kaq javësh lart Nerës arriti të bashkohej me të. Fejzullahu ka treguar se nuk qëndron dot gjatë larg bashkëshortes dhe se ajo është dashuria e jetës së tij.