Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, sekretare e Përgjithshme për Europa Nostra, ka vlerësuar Aleancën për Mbrotjen e Teatrit dhe qëndresën e tyre. Quaedvlieg-Mihailovic thotë se do ketë dhe një deklaratë nga BE për shembjen e Teatrit ndërsa i ofron ndihmë Aleancës për të arrestuarit gjatë rezistencës.
Statusi nga Aleanca për mbrojtjen e teatrit:
Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Zonja Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, na ka dërguar dje këtë e-mail, që dëshirojmë ta ndajmë me ju të gjithë:
Të dashur Miq,
Dëshiroj të ndaj me ju, shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.
Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt pranë Komisioneres Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj, këtë mëngjes.
Besoj, se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë nga BE. Na bëni të ditur, kur kjo të ketë ndodhur.
Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar, do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.
Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim, për betejën tuaj heroike, për Teatrin tuaj,
Sneška