MENU
klinika

"Vlerësim për betejën tuaj heroike"

Sekretarja e Europa Nostra letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

18.05.2020 - 11:29

        Sneška Quaedvlieg-Mihailovic,  sekretare e Përgjithshme për Europa Nostra, ka vlerësuar Aleancën për Mbrotjen e Teatrit dhe qëndresën e tyre. Quaedvlieg-Mihailovic thotë se do ketë dhe një deklaratë nga BE për shembjen e Teatrit ndërsa i ofron ndihmë Aleancës për të arrestuarit gjatë rezistencës.


Statusi nga Aleanca për mbrojtjen e teatrit:

Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Zonja Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, na ka dërguar dje këtë e-mail, që dëshirojmë ta ndajmë me ju të gjithë:

Të dashur Miq,

Dëshiroj të ndaj me ju, shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.

Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt pranë Komisioneres Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj, këtë mëngjes.

Besoj, se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë nga BE. Na bëni të ditur, kur kjo të ketë ndodhur.

Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar, do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim, për betejën tuaj heroike, për Teatrin tuaj,

Sneška

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit