Shtyrja e Çmimeve të Mëdha të sezonit të ri po e detyrojnë akoma dhe më shumë 9-herë kampionin e Moto GP, Valentino Rossi, të largohet nga bota e motorave. Italiani është futur në vitin e fundit të kontratës me Yamaha dhe nuk do të ishte çudi që sezoni i ardhshëm ta gjente pa një skuadër.
Kur Fabio Quartararo firmosi me Yamahan, skuderia japoneze i premtoi Rossit se, nëse vendos të vijojnë karrierën në Moto GP do i sigurojë një vend në skuderitë satelite të saj. Një prej tyre është Petronas që do ta priste me duar hapur firmën me Rossin.
Madje, drejtuesit janë gati të lënë bosh vendin e pilotëve për sezonin e ri deri në momentin që Rossi vendos për të ardhmen. Megjithatë, në favorin e tyre është ego e italianit. Vështirë se 41-vjeçari do të pensionohet me një kampionat të gjymtuar dhe në rastin më të mirë do zhvillohen 7 apo 8 gara.
Për këtë vijimi i karrierës pritet të zgjas edhe në vitin 2021 dhe Petronas e mirëpret një gjë të tillë. Çështja ekonomike shihet si detaj në marrëveshjen mes palëve, pasi një pjesë e pagës supozohet se do të paguhet nga Yamaha. Por a do të bindet Rossi të firmos një marrëveshje të thjeshtë njëvjeçare apo do të ketë mundësi për të qëndruar edhe për vitin 2022? Kjo i mbetet kohës…