21.05.2020 - 08:23
Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion ka nisur zyrtarish hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Prokuror i çështjes është caktuar Ervin Kondili.
Mësohet se Kondili ka bashkuar dy kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në një të vetme, ku dhe ka sekuestruar dokumentacionet e Bashkisë që lidhen me procesin e Teatrit si dhe vendimin e Institucionit të Ndërtimit.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kishte planifikuar që sot, së bashku me rreth 2000 aktivistë, në orën 11:00 të shkonin para SPAK, për t’i bërë presion për nisjen e hetimeve për shembjen e Teatrit. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë aksioni i kësaj Aleance , pas këtij zhvillimi.