MENU
klinika

Super aksioni/ Ja çfarë sekuestroi policia

Shkatërrohet organizata kriminale e trafikimit të drogës

27.05.2020 - 14:36

Sekuestrimi i një sasie droge ka çuar para drejtësisë italiane nëntë persona, ku pesë prej tyre janë lënë në “arrest me burg” dhe katër të tjerë në “arrest shtëpie”. Të arrestuarit banonin në provincat e Brindisi, Leçe dhe Bolonjas.

Mediat fqinje raportojnë se arrestimi i nëntë personave u bë si rezultat i operacionit të koduar “Eva”. Po ne vijim te ketij operacioni u arrestuan në flagrancë edhe15 persona, si dhe 24 persona u shpallen si anëtarë të dyshuar të organizatës.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan sasi të mëdha droge konkretisht: 3.750 kilogramë marihuanë, 50 kg hashash, mbi një kilogram kokainë dhe një kilogram heroinë, nëntë automjete, gjashtë anije dhe tre makina.

Ky është rezultati i hetimeve që zbuluan funksionimin e një organizate kriminale me rrënjë në zonën e Brindizit, dedikuar kryesisht tregtisë së marijuanës nga zona e Ballkanit.

Mësohet se hetimet kanë nisur nga policia e Brindisi në vitin 2017, të cilat kanë bërë të mundur rindertimin e gjithë zinxhirit të trafikut të paligjshëm: nga furnizimi në organizatat kriminale Ballkanike deri në pritjen e dërgesave narkotike përgjatë brigjeve të Apulian, që më pas të dërgoheshin tek blerësit në të gjithë vendin.

Policia italiane njofton se operacioni u krye në bashkëpunim midis komandave territoriale dhe departamentit të operacioneve ajrore dhe detare Bari, si dhe falë bashkëpunimit me autoritetet e policisë shqiptare, përmes njësisë kufitare detare të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës.