MENU
klinika

Ja kërkesa që ka për opozitën!

“Shmangni rreziqet”, OKB në Shqipëri del me thirrje të fortë

19.05.2020 - 11:44

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, ka reaguar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe protestat e organizuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, mbështetur edhe nga opozita.

Ajo shprehet se në Shqipëri vëren rëndësinë e së drejtës së protestës paqësore dhe lirisë së shprehjes, në përputhje me ligjin dhe praktikat e mira demokratike

“Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka vërejtur me shqetësim tensionin e shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar në orët e para të së dielës 17 maj. OKB në Shqipëri nënvizon rëndësinë e forcimit të unitetit të kuptimtë kombëtar dhe ndërtimin e besimit midis autoriteteve dhe popullatës, veçanërisht gjatë administrimit të pandemisë Covid-19”, thotë OKB në Shqipëri përmes disa postimeve në Twitter.

“Më shumë se kurrë, përpjekjet e shtuara për të siguruar dialog e transparencë dhe dhënia e më shumë kohe për të siguruar përputhshmëri të plotë me ligjet në fuqi mund të ndihmojnë në shmangien e rreziqeve të lidhura me veprime që mund të dëmtojnë unitetin kombëtar. OKB në Shqipëri vëren rëndësinë e së drejtës së protestës paqësore dhe lirisë së shprehjes, në përputhje me ligjin dhe praktikat e mira demokratike”.