MENU
klinika

"Edhe nëse kjo sjellë më shumë vdekje nga COVID"

Shokon sërish Trump: ”Ekonomia amerikane duhet të rihapet”

06.05.2020 - 10:51

Pas lehtësimit të masave kufizuese në shumë vende të Europës dhe rihapjes së disa sektorëve ekonomikë, të njëjtin hap ka propozuar dhe presidenti Donald Trump, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vëmendje ka tërhequr deklarata e tij lidhur lidhur me mënyrën se si do t’i rikthehet vendi normalitetit.

‘’Amerikanët duhet të fillojnë të rikthehen normalitetit në jetët e tyre edhe nëse kjo çon në më shumë të infektuar dhe vdekje nga si shkak i pandemisë. “A do të infektohen më shumë njerëz? Po. A do të kemi më shumë të vdekur? Po, ”tha Trump. “Por ne duhet ta hapim ekonominë e vendit tonë dhe këtë duhet ta bëjmë së shpejti.”

Trump, gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë Uashingtonit në më shumë se një muaj, tha se po përgatitet për “fazën e dytë” të përgjigjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj koronavirusit. Kjo do të përfshijë shpërndarjen e grupit të punës në Shtëpinë e Bardhë të ekspertëve të shëndetit publik, përfshirë Anthony Fauci dhe Deborah Birx, që kanë drejtuar deri më tani menaxhimin e pandemisë së Covid-19. Ndër të tjera, Trump ka pohuar se dëmi ekonomik i vendit është bërë shumë i madh për të mbajtur ende vendin nën izolim. Ai i inkurajoi amerikanët që të mendojnë për veten e tyre si “luftëtarë” dhe të ndihmojnë në rihapjen e vendit shumë shpejt.

Presidenti ka shprehur zhgënjimin në rritje me recesionin e shkaktuar nga koronavirus që ka lënë më shumë se 30 milion amerikanë pa punë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të kenë shpërthimin më të madh të koronavirusit në botë, me rreth 1.2 milion njerëz të infektuar dhe më shumë se 70,000 viktima deri më tani. Gjatë një interviste, Trump tha se mbyllja e kombit ishte “vendimi më i madh që duhej të kisha marrë ndonjëherë”.