Do të mbahet siç është parashikuar, në fillim të shtatorit, Festivali i Filmit i Venecias. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Luca Zaia, të dielën, sipas “Reuters”.
Përhapja e koronavirusit në Itali, po ngadalësohet. E organizuar nga kompania “Biennale di Venezia”, si i tillë është festivali më i vjetër i filmit në botë dhe një nga më prestigjiozët.
Për shkak të masave kufizuese në mbarë botën, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, masa që kanë prekur edhe industrinë e filmit, festivali i këtij viti sjell më pak prodhime kinematografike, – ka thënë Zaia, i cili, po ashtu është anëtar i bordit “Biennale di Venezia”.
Festivali i Filmit i Cannesit, më i madhi në botë, ka pezulluar edicionin e sivjetmë të parashikuar të organizohet këtë muaj, për shkak të pandemisë.
Italia planifikon të largojë kufizimet e udhëtimeve, nga 3 qershori dhe udhëtarët nga shtetet e Bashkimit Evropian, do të jenë në gjendje të hyjnë në Itali, pa izolimin dyjavor.
Italia regjistroi 119 raste të reja me fatalitet nga COVID-19 të shtunën, duke sjellë numrin total të viktimave në 32.375.